​Mot i vranët edhe gjatë dy ditëve në vijim

​Mot i vranët edhe gjatë dy ditëve në vijim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër dhe të shtunën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.


Vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu, kryesisht ditën e premte.

Vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet  13-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8m/s

Lexo edhe

Video