​Mocioni për shkarkimin e bordit të ZRRE-së nuk kalon në Komisionin për Ekonomi

Me 6 vota kundër Komisioni për Ekonomi hodhi poshtë mocionin e dhjetë deputetëve të LDK-së për shkarkimin e bordit të ZRRE-së me arsyetimin se ky institucion ka dështuar në menaxhimin e krisës energjetike dhe nuk ka qenë transparent me këtë komision parlamentar. Ndonëse opozita ishte “pro” shkarkimit, kjo nuk u përkrah nga deputetët anëtarë të mazhorancës.

Ne emër të deputetëve propozues, Valentina Bunjaku-Rexhepi deklaroi se bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) nuk është treguar bashkëpunues si dhe është treguar i papërgjegjshëm.

“Kjo ka qenë një mos përgjegjësi e ZRRE-së, realisht ZRRE nuk ka bashkëpunuar me neve si Komision për Ekonomi, Tregti dhe Industri, dhe ka qenë jo transparent karshi komisionit dhe karshi qytetarëve, ju e dini që rryma është rritur 100% dhe ZRRE ka bërë shkelje ligjore… Bordi i ZRRE-së në takimet tona si komision ka qenë jo transparent, arrogant dhe nuk ka bashkëpunuar absolutisht, as me ne dhe as me qytetarët, transparenca e tyre i ka dëmtuar edhe qytetarët, unë në emër të kërkesës së LDK-së, si përfaqësuese e LDK-së në këtë komision, kërkoj që të votohet shkarkimi i bordit të ZRRE-së. Besoj që një bord tjetër do ta kryejë punën me ndershmëri, ka me qenë më efikas dhe ju e keni shumicën besoj ta përkrahni ” ka thënë Bunjaku-Rexhepi.

Mirëpo, deputetja e Lëvzjes VetëvendosjeMimoza Kusari Lila e ka kundërshtuar një gjë të tillë pasi që sipas saj, nuk ka arsyetime të bazuara se ZRRE ka dështuar në menaxhimin e krizës me energjinë.

Ajo ka pyetur se posë nuk është shkarkuar në të kalurën bordi i ZRRE-së kur kanë ndryshuar tarfiat dhe për veriun.

“Nuk pajtohem me vlerësimin se tarifat janë diskriminuese se nuk e përfshin veriun, a mundet dikush këtu prej deputetëve, qofshin në këtë mandat, në mandatin e kaluar apo katër-pesë mandate më herët, të thotë ose të tregojë, sa ka qenë rryma e paguar apo sa ka qenë realizimi i pagesës për rrymën në veri para pesë viteve kur janë ndërruar tarifat, në kohën kur ka qeverisur LDK-PDK, a është dashur atëherë të shkarkohet bordi i Zyrës së Rregullatorit për arsyeje se ka pasur tarifa të parealizuara” ka deklaruar Kusari-Lila.

Por, Bunjaku-Rexhepi ka thënë se ZRRE ka bashkëpunuar me qeverinë për të vendosur për tarifat e shtrenjta të energjisë.


“Ata nuk kanë qenë transparent me neve, dhe raporti që e kanë sjelle ata, d.m.th në raportin e ZRRE-së kanë qenë të planifikuara subvencionimi që është bërë nga qeveria realisht ata nuk janë të pavarur, ata kanë bashkëpunuar me qeverinë dhe raportin e tyre kanë qenë mjetet e parapara që janë marrë vesh me qeverinë, qytetarët janë dëmtuar dhe ai bord nuk është transparent dhe bashkëpunues me neve”, ka këmbëngulur Bunjaku-Rexhepi.

Edhe Pal Lekaj nga AAK ka thënë se qeveria ka treguar afërsi me ZRRE-në dhe, qytetarët janë diskriminuar, për këtë edhe e ka përkrahur rrëzimin e bordit të ZRRE-së.

“Ata janë bukur të afërt me qeverinë dhe nuk kanë treguar autonomi të vetën, kanë krijuar konfuzion mjaft tek qytetarët sepse kanë vepruar jo në mënyrë të barabartë sa i përket çmimit të energjisë dhe pagesës, kanë thënë dhe prap insistoj, se kjo është një diskriminim për qytetarët e Republikës së Kosovës e sidomos kur kemi qenë tek shtrenjtimi në këtë situatë të vështirë për qytetarët tanë të cilët e kanë rënduar jetën mjaftë dhe kushtet e tyre… Ne si grup parlamentar i AAK-së e përkrahim shkarkimin e bordit” tha Lekaj.

Përkrahje për shkarkimin e bordit të ZRRE-së ka dhënë edhe kryetari i këtij komisioni, njëherit deputet i PDK-së, Ferat Shala, që tha se me ligj Zyra e Rregulaltorit duhet të ishte një institucion i pavarur nga politika por në praktikë është e kundërta.

“Një institucion i cili me ligj është qartë i definuar që është i pavarur ai na del që 100% është i politizuar sepse dokumentet e tij të nxjerra publike janë të varura dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionin ekzekutiv qeveritar këtë s’mund ta mohojmë dhe e ardhmja ka me vërtetu dhe gjykatat do ta vërtetojnë këtë shkelje ma të madhe se me hup pavarësinë vendimmarrëse në planifikime, arsyetim dhe në veprim dhe me pasoja diskriminuese për qytetarët dhe me pasoja të larta financiare për buxhetin e vendit arsyeje më të forta me shkarkua këtë bord nuk ekzistojnë”, ka thënë Shala.

Të gjitha akuza t në drejtim të pushtetit i ka hedhur poshtë Kusari-Lila, që tha se nuk duhet të mbështetet shkakrimi i bordit të ZRRE.

“Nuk ka asnjë sens politik as për opozitën as për pozitën, prandaj është shumë e rëndësishme që ky propozim natyrisht të mos mbështetët”, tha Kusari-Lila.

Pas kësaj mbledhjeje, edhe KOSTT ka raportuar në këtë komision për operimin e tregut dhe për pasqyrat financiare e që sipas bordit, vetëm në vitin 2020 KOSTT ka pasur detyrime 127 milionë e 398 mijë ndërsa në vitin 2021 181 milionë e 689 mijë euro./V.Isufi/

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.