​MKRS për Majlinda Kelmendin: Në fitore e humbje, ajo mbetet krenaria e shtetit tonë

​MKRS për Majlinda Kelmendin: Në fitore e humbje, ajo mbetet krenaria e shtetit tonë

Xhudistja Majlinda Kelmendi nuk arriti që të vazhdojë tutje garat e xhudos në Lojërat Olimpike që po mbahen në Tokio.


Me këtë rast Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shkruar se në fitore dhe në humbje, Majlinda mbetet krenaria e shtetit të Kosovës.

“Pas eliminimit të Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike ka reaguar trajneri i saj i xhudos, Driton Kuka. Majlinda Kelmendi krenaria e shtetit tonë. Kampionia olimpike e Rio 2016, Majlinda Kelmendi nuk arriti të vazhdojë tutje garat e xhudos në Lojërat Olimpike Tokio 2020. Në fitore e humbje, ajo mbetet krenaria e shtetit tonë. Puna, përkushtimi dhe guximi që ka treguar do të jenë gjithmonë inspirim për gjenerata të tëra. Qeveria e Kosovës në Lojërat Olimpike po reprezetohet nga zëvendësministrja e MKRS, znj. Daulina Osmani. Me datën 23/07 u zhvillua organizimi mirëseardhës nga Ministria e Edukimit, Kulturës, Sportit, Shkencës dhe Teknologjisë në Tokio, ku ishin pjesëmarrës të gjithë Ministrat e shteteve pjesëmarrëse në Tokyo 2020. Sot e ka përfunduar garën e shenjëtarisë sportive edhe garuesi Drilon Ibrahimi. Shenjëtari ynë ka arritur 608.8 pikë, që e renditën në vendin 46. Ky është një rekord i ri shtetëror. Ndërsa gjatë ditës pritet të garoj edhe notarja Eda Zeqiri”, thuhet në komunikatën e MKRS-së.

Lexo edhe

Video

error: