​Mjekët, infermierët dhe stafi mbështetës do të marrin paga shtesë për tre muaj

​Mjekët, infermierët dhe stafi mbështetës do të marrin paga shtesë për tre muaj

Qeveria në detyrë Republikës së Kosovës e drejtuar nga Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajtur mbledhje korresponduese\elektronike. Në të cilën mbledhje janë ndarë 8 milionë euro për kompensimin e shtesave mujore mbi pagën bazë për personelin shëndetësor për muajt janar, shkurt dhe mars të vitit 2021.


Sipas komunikatës thuhet se mjekët do të marrin 250 euro në muaj, infermierëve 150 euro si dhe nga 100 euro shtesë për stafin mbështetës-teknik.

“Ndërsa me një vendim tjetër janë ndarë 8 milion euro për kompensimin e shtesave  mujore mbi pagën bazë për personelin aktiv shëndetësor për muajt  janar, shkurt dhe mars të vitit 2021. Ndarja e mjete ve do të bëhet sipas kategorizimit: Kategoria I – mjekë, iu ndahet shtesa prej 250 euro në muaj; kategoria II – infermierë, iu ndahet shtesa prej 150 euro në muaj dhe kategoria III – stafi mbështetës – teknik, iu ndahet shtesa prej 100 euro në muaj”, thuhet në komunikatën e qeverisë.

Lexo edhe

Video

error: