​Mitrovicë, 4 të lënduar si pasojë e një aksidenti

​Mitrovicë, 4 të lënduar si pasojë e një aksidenti

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën rajonale Mitrovicë-Pejë.

Zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, deklaroi për KosovaPress se aksidenti ka ndodhur në segmentin rrugor në fshatin Lushtë të Mitrovicës.


“Aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 14:00, në rrugën rajonale Mitrovicë -Pejë segmenti rrugor në fshatin Lushtë të Mitrovicës. Në aksident është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime”, tha ai.

Zahiti nuk ka dhënë më shumë detaje ndërsa nuk është bërë i ditur as shkaktari i aksidentit. 

Lexo edhe

Video