​Misioni i UNMIK-ut reagon për vrasjen në Gllogjan: Autorët e këtij sulmi të tmerrshëm të vihen para drejtësisë

​Misioni i UNMIK-ut reagon për vrasjen në Gllogjan: Autorët e këtij sulmi të tmerrshëm të vihen para drejtësisë

Për vrasjen në Gllogjan të Deçanit ku mbetën të vdekur tre persona, dy prej tyre nxënës dhe shoferi i autobusit ka reaguar misioni i UNMIK-ut në Kosovë.

Nga ky mision kanë shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurit.


Ndërkohë kanë bërë thirrje që autorët e këtij sulmi të tmerrshëm të vihen para drejtësisë.

“Ngushëllimet tona të përzemërta për familjet dhe të afërmit e viktimave të të shtënave në autobusin me nxënës të shkollës, afër fshatit Gllogjan të Deçanit. U urojmë shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve dhe bëjmë thirrje që autorët e këtij sulmi të tmerrshëm të vihen para drejtësisë”, thuhet në reagimin e misionit të UNMIK-ut.

Lexo edhe

Video