​Miratohet Projektligji për dërgimin e FSK-së jashtë vendit

​Miratohet Projektligji për dërgimin e FSK-së jashtë vendit

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka miratuar Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) jashtë vendit.

Fillimisht, komisioni miratoi një për një, 12 amendamente shtesë të projektligjit. Ato për votim i paraqiti, kryesuesi i grupit punues, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje(LVV), Enver Dugolli, i cili, shtoi se ky projektligj me amendamentet plotësuese i plotëson gjitha kriteret.

“Gjatë hartimit të ligjit ka vende për shkak të terminologjisë dhe për shkak që kanë munguar komentet nga presidenca, kanë rrjedh disa lëshime që grupi punues i ka parë dhe kemi punuar në mbledhjen e kaluar. Unë po i lexoj amendamentet dhe pastaj vendosim në komision të kalojnë një për një”, tha ai.

Lidhur me disa amendamente shprehu rezerva, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha dhe për këtë arsye abstenoi në tërësi për projektligjin.


“Nëse flasim për përfshirjen e Forcës në operacione ndërkombëtare, atëherë operacionet ndërkombëtare dhe forca që i implementon ato janë vendime të Kombeve të Bashkuara. Pastaj janë ndërhyrjet e NATO-s dhe e fundit është kjo shtetet apo grup shtetesh. Pra, operacionet ndërkombëtare janë kompetencë e Kombeve të Bashkuara që në këtë tekst nuk figuron, ata janë vendimmarrës”, theksoi Berisha.

Për këto pretendime, anëtari i komisionit, deputeti i LDK-së, Anton Quni tha se janë të përfshira në Projektligj.

“Këtë çështjen që e potencoi zotëri Berisha, lidhje me organizatat ndërkombëtare ato qëndrojnë në projektligj. Por kemi pas parasysh situatat më të veçanta që duhet t’iu referohemi me një amendament. E kemi marrë rastin e dërgimit të pjesëtareve të FSK-së në Kuvajt, ku është në bazë të një marrëveshje në mes të Kosovës dhe ShBA-së”, tha ai.

Në përjashtim të deputetit  të PDK-së, anëtarët e tjerë të komisionit u shprehën njëzëri për miratimin në tërësi të Projektligjit dhe procedimin tutje në Kuvend.

Lexo edhe

Video

error: