​Miratohet nisma që i lejon Kosovës dhe Bosnjës udhëtimin vetëm me letërnjoftim

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare me Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Malin të Zi dhe Serbinë.

Kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve të Kosovës dhe atyre të Bosnjës dhe Hercegovinës që për herë të parë të hyjnë në territorin e njëra-tjetrës me letërnjoftim biometrik për një periudhë të caktuar.


Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka treguar për nismën e marrëveshjes në kuadër të Samitit të Sofias, për lidhjen e marrëveshjes për liri të lëvizjes.

“Kjo draft-marrëveshje është në frymën e interesave të përbashkëta. Përcakton kushtet e hyrjes, qëndrimit dhe lëvizjes. Qytetarëve të palëve të treta janë të gjithë personat të cilët nuk janë palë nënshkruese. Si rezultat i kësaj marrëveshje një qytetar i palës së tretë, do të kalojë kufirin në një palë në marrëveshje me një dokument”, ka theksuar Sveçla.

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe nismën për lidhjen e marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe qëndrimit në këto shtete. Qytetarët do të kenë mundësi të lëvizjes vetëm me letërnjoftim biometrik.

Lexo edhe

Video