Rizvanolli: Është gjendje e jashtëzakonshme, qytetarët të kursejnë energjinë

Rizvanolli: Është gjendje e jashtëzakonshme, qytetarët të kursejnë energjinë

Në kuadër të projektit “Bashkëpunimi shumëpalësh për aksionin e transformimit të mjedisit”, Balkan Green Foundation ka organizuar diskutimin me temën “Dekarbonizimi i sektorit të ngrohjes në Kosovë”.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolle u zotua se si qeveri kanë prioritet, adresimin e çështjes së ngrohjes.


“Jemi duke punuar politika nga fillimi sa i përket çështjes së energjisë. Rreth 30-40 përqind e energjisë shkon për ngrohje në Kosovën. Adresimi i çështjes së ngrohjes është tepër me rëndësi për qeverinë tonë. Nuk duhet pasur iluzione se sisteme të tilla të ngrohje do të mbulojnë gjithë vendin. Ne si qeveri kemi disa projekte në vijim. Në ‘Termokos’ parashihen investime në rehabilitimim dhe zgjerimin e rrjetit. Ne kemi inauguruar ngrohtoren në Gjakovë. Pritet që të jetë e qëndrueshme financiarisht. Funksionimi i ngrohtores do të ketë një mundësi e mirë për ne si partner”, ka thënë ajo.

Ajo ka sqaruar edhe deklaratën për shpenzimin e energjisë.

“Është me rëndësi që qytetarët e Kosovës, në Evropë dhe Botë është duke ndodhur një krizë energjetike. Çmimet e importit janë rritur pesëfishtë në dallim me vitin e kaluar. Është një gjendje e jashtëzakonshme ku secili duhet të bëjë dhe qytetarët duhet të kursejnë energjinë aq sa munden. Qytetarët duhet të kuptojnë që mos kursimi i energjisë dhe sa më shumë shpenzojmë energji duhet të importojmë më shumë. Dhe mund të ketë edhe rritje të tarifave në prill”, ka shtuar ajo.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Konsumi i energjisë elektrike rritet me 23.11 për qind ​Kurti: Strategjia e energjisë do të siguroj furnizim të rregullt të energjisë për amvisëri dhe biznese Rizvanolli: Së pari bëhet strategjia për energjinë dhe pastaj merret vendimet për projektet specifike Kurti takon në Austri përfaqësues të Komunitetit të Energjisë Rizvanolli: Është gjendje e jashtëzakonshme, qytetarët të kursejnë energjinë […]

Komentet janë të mbyllura.

error: