​Ministrja Albulena Haxhiu lind vajzë

​Ministrja Albulena Haxhiu lind vajzë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në orët e hershme të mëngjesit është bërë  nënë për herë të tretë. Ajo sot u bë me vajzë të cilën e ka quajtur Andrra.

Këtë e konfirmuar për KosovaPress, drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli i cili tha se ministrja Haxhiu bashkë me vajzën e saj janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.


“Ka lind saktë në 08:39 minuta, ka lind vajzë 03,20. Albulena është mirë, beba është mirë[…]Po sepse lindja është kryer me operacion derisa ta marri vetën, mirë është shumë“, tha Ismajli.

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pasditen e djeshme ishte e pranishme në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, ku u paraqiten rezultatet për 100 ditëshin.

Haxhiu është nënë edhe e dy djemve.

Lexo edhe

Video

error: