​Ministria e Jashtme: 26 persona janë të aksidentuar në Kroaci janë në proces të lirimit nga spitali

​Ministria e Jashtme: 26 persona janë të aksidentuar në Kroaci janë në proces të lirimit nga spitali

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka bërë të ditur që 26 persona të aksidentuar në Kroaci janë në proces të lirimit.


“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), nga komunikimi me autoritetet kroate përmes ambasadës së Kosovës në Zagreb, lidhur me gjendjen e bashkatdhetarëve të aksidentuar dje në Sllavonski Brod, njofton opinionin publik se nga të dhënat e konfirmuara deri në orën 14:00, janë 26 persona në proces të lirimit nga spitali”, njofton ministria.

Trajtimin mjekësor në spital do ta vazhdojnë 15 persona gjendja shëndetësore e të cilëve është stabile. Vetëm një rast është në gjendje më të rëndë.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.