​Ministri Murati ftohet sërish në intervistë nga Komisioni hetimor për krizën energjetike

​Ministri Murati ftohet sërish në intervistë nga Komisioni hetimor për krizën energjetike

Në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, kryetari i këtij komisioni Driton Selmanaj ka propozuar që në sesionin vjeshtor të shtohet dinamika e punës dhe të mbahen nga dy mbledhje në javë, të hënën dhe të premten.

Megjithatë Komisioni me kërkesë të anëtarëve vendosën që mbledhjet të mbahen vetëm një herë në javë, të premten, tërë ditën.


Deputeti Selamanj tha se vetëm dy intervista janë mbajtur në sesionin pranveror, dhe njëra prej tyre ka mbetur në gjysmë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Komisioni vendosi që në mbledhjen e radhës të ftohet për intervistë, ministri i Financave, Murati për të vazhduar intervistën e lënë gjysmë në sesionin pranveror.

Lexo edhe

Video