​Milani merr tri pikë ndaj Venezias, barazohet me Interin në kreun e tabelës

​Milani merr tri pikë ndaj Venezias, barazohet me Interin në kreun e tabelës

Milani është rikthyer te fitorja në Serie-A pas barazimit me Juventusin në xhiron e kaluar duke e mposhtuat Venezian me rezultat 2-0 në stadiumin “San Siro”.

Në pjesën e parë Venezia u tregua një rival i fortë për skuadrën e Stefano Piolit dhe rezultati mbeti i pa ndryshuar, pra 0-0, edhe pse të dy skuadrat kishin disa raste të mira shënimi.


Dy golat e “Rossonerëve” erdhën në pjesën e dytë. Fillimisht Brahim Diaz shënoi për 1-0 pas asistimit nga Theo Hernandez, ndërsa ky i fundit e realizoi vet golin e dytë në minutën e 82’ pasi pranoi një top nga Salemaekers, përcjellë KosovaPress.

Kjo fitore e pozicionon Milanin në vendin e dytë me 13 pikë, aq sa ka edhe rivali i tyre i qytetit Interi në vendin e parë.

Lexo edhe

Video