​Milani me tetë mungesa përball Portos, formacionet e mundshme

​Milani me tetë mungesa përball Portos, formacionet e mundshme

Një tjetër ballafaqim shumë interesant në kuadër të grupit B të Ligës së Kampionëve do të jetë edhe ai ndërmjet Portos dhe Milanit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Dragao” duke filluar nga ora 21:00, transmeton KosovaPress.

“Rossonerët” vijnë në këtë sfidë shumë interesante me tetë mungesa duke përfshirë lojtarë të formacionit bazë. Diaz, Florenzi, Hernandez, Kessi, Maignan, Messias, Plizzari dhe Rebic janë të gjithë jashtë fushës për shkak të lëndimeve.


Këto janë formacionet e mundshme:

PORTO (4-4-2): Costa, Corona, Pepe, Marcano, Sanusi, Otavio, Grujic, Uribe, Diaz, Martinez, Taremi.

AC MILAN (4-2-3-1): Tatarusanu, Kalulu, Kjaer, Tomori, Calabria, Tonali, Bennacer, Saelemaekers, Krunic, Leao, Giroud.

Lexo edhe

Video

error: