​Milani fiton dhe pret gabimin e Interit për t’u shpallur kampion

​Milani fiton dhe pret gabimin e Interit për t’u shpallur kampion

Milani ka shënuar fitore të madhe në xhiron e parafundit të Serie-A duke e mposhtur Atalantën me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar në “San Siro” të dielën.

Me tri pikët e reja Milani tashmë e ka thelluar diferencën në pesë pikë me Interin, transmeton KosovaPress.


Përkundër se e dominoi ndeshjen, skuadra e Piolit nuk e gjeti golin në 45 minutat e para, por ishte më e saktë në pjesën e dytë.

Rafael Leao dhe Theo Hernandez realizuan në minutat 56’ dhe 75’ për ta ofruar skuadrën e tyre shumë afër titullit.

Nga ora 20:45, Interi ballafaqohet me Cagliarin në udhëtim dhe nëse skuadra e Inzagit nuk shënon fitore, atëherë Milani do të shpallet që sonte kampion.

Lexo edhe

Video