​Meta: Kosova faktor paqe e stabiliteti në rajon

​Meta: Kosova faktor paqe e stabiliteti në rajon

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se tashmë është provuar që Kosova është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon.


Meta, në një konferencë të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani ka theksuar marrëdhëniet e mira të Kosovës me Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut, derisa ka shtuar se mezi pret të duartrokasë një marrëveshje që çon në njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dua të ju përgëzoj për arritjet e shkëlqyera të Kosovës të cilat unë i shoh nga një këndvështrim tjetër, se u provua që është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon, ka marrëdhënie të shkëlqyera me gjithë fqinjët, jo vetëm me Shqipërinë, por marrëdhënieve të shkëlqyera me Malin e Zi, marrëdhënie të shkëlqyera me Maqedoninë e Veriut, mezi presim të duartrokasim një marrëveshje që çon drejt jo vetëm normalizimit por edhe njohjes reciproke të Serbisë dhe Kosovës, është interes i gjithë rajonit tonë. Asnjë vend nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian pa zgjidhur çështje të tilla, dhe kjo është në interesin e të dyja vendeve dhe në interesin e gjithë neve. Dua të ju përgëzoj dhe t’iu nxisë për të ecur në këtë rrugë dhe për të evituar çdo provokim i cili nuk mundet kurrsesi që tashmë një lidership të Kosovës me eksperiencë ta nxjerrë nga shinat euroatlantike dhe evropiane”, ka thënë Meta.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.