Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

​Messi largohet i mërzitur nga “Camp Nou”, kjo mund të jetë ndeshja e tij e fundit në Champions me Barçën

​Messi largohet i mërzitur nga “Camp Nou”, kjo mund të jetë ndeshja e tij e fundit në Champions me Barçën

Paris – Saint – Germain është treguar skuadër e pamëshirshme në ballafaqim me Barcelonën duke i mposhtur “Blaugranët” në “Camp Nou” me rezultat të thellë 4-1 në ndeshjen e parë të fazës 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Lionel Messi i kaloi “Katalanasit” në avantazh nga penalltia në minutën e 27’, por Kylian Mbappe shpërtheu duke realizuar tre gola për të përmbysur Barcelonën i ndihmuar edhe nga Moise Kean më një tjetër gol, raporton KosovaPress.


Super-ylli argjentinas Lionel Messi ishte i zhgënjyer me paraqitjen e skuadrës së tij dhe në fund të ndeshjes u pa duke u larguar nga fusha tejet i mërzitur.

Kjo në fakt, mund të ishte edhe ndeshja e tij e fundit në “Camp Nou” si lojtar i Barcelonës pasi do të jetë mjaftë e vështirë që ky rezultat të përmbyset në ndeshjen kthyese.

Për më tepër, situata e tij në Barcelonë vazhdon të mos jetë e qetë dhe se një largim i tij pikërisht drejt PSG-së duket mëse i mundshëm, por për shërbimet e tij interesohet edhe Manchester City.

Lexo edhe

Video

error: