​Meloni synon edhe drejtimin e qeverisë

​Meloni synon edhe drejtimin e qeverisë

Giorgia Meloni, partia post-fashiste e së cilës “Fratelli d’Italia” fitoi zgjedhjet e djeshme të parakohshme parlamentare në Itali, tashmë pretendon drejtimin e qeverisë së ardhshme.


“Italianët kanë dërguar një mesazh të qartë në mbështetje të një qeverie të krahut të djathtë të udhëhequr nga “Fratelli d’Italia”, tha Meloni në një fjalim të shkurtër për median në Romë, menjëherë pasi u bë e qartë se koalicioni i krahut të djathtë kishte fituar zgjedhjet.

“Ne do të qeverisim për të gjithë italianët. Ka ardhur koha të mbajmë pergjegjësi”, ka thënë ajo, raporton atsh.

Lexo edhe

Video