​Mehaj: Emërimi i Sir Stuart Peach si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor hap i rëndësishëm për stabilitet rajonal

​Mehaj: Emërimi i Sir Stuart Peach si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor hap i rëndësishëm për stabilitet rajonal

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj thotë se emërimi i Sit Stuart Peach si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor është një hap i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin rajonal.


Mehaj ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar a përkrah Shteteve të Bashkuar të Amerikës mbetet garanca e vetme dhe më e fuqishme për zgjidhje të qëndrueshme dhe të përhershme të sfidave të rajonit.

“Emërimi i udhëheqësit të madh ushtarak britanik,  Marshal Sir Stuart Peach,  si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, hap shumë i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin rajonal. Si një ndër akterët kryesor të NATO-së në operacionin menaxhues post-konfliktuoz për Kosovë, Sir Stuart Peach është personalitet më se i nevojshëm në këtë mision. Mbretëria e Bashkuar përkrah SHBA-së mbeten garanca e vetme dhe më e fuqishme për zgjidhje të qëndrueshme dhe të përhershme të sfidave të rajonit tonë”, ka shkruar Mehaj në “facebook”.

Lexo edhe

Video

error: