​Megjithatë Dembele dëshiron të qëndrojë te Barcelona

​Megjithatë Dembele dëshiron të qëndrojë te Barcelona

Përkundër asaj që javëve të fundit ka pasur një përplasje ndërmjet agjentit të Ousmane Dembeles dhe drejtuesve të Barcelonës, sulmuesi raportohet se nuk dëshiron ta ndryshojë skuadër.

Dembele është duke vazhduar negociatat me klubin spanjoll për vazhdimin e kontratës, por edhe më tutje nuk është gjetur akordi i përbashkët për nënshkrimin e saj.


Tani, gazeta spanjolle “Sport” raporton se sulmuesi i krahut është i vendosur për ta dëshmuar veten dhe të luajë edhe më tutje për skuadrën e Xavit, përcjellë KosovaPress.

Ditë më parë ishte edhe vet trajneri spanjoll Xavi që doli hapur me kërkesën e tij drejtuar lojtarit për të vendosur mbi vazhdimin e kontratës ose largimin e tij të menjëhershëm.

Lexo edhe

Video