​Me ftesë të Realit, sonte në “Santiago Bernabeu” do të jetë një grup special i tifozëve

​Me ftesë të Realit, sonte në “Santiago Bernabeu” do të jetë një grup special i tifozëve

Në kuadër të xhiros së katërt të La Ligas, Real Madridi sonte të ballafaqohet me skuadrën e Celta Vigos.

“Los Blancos” nga tri ndeshjet e para kanë dy fitore dhe një barazim dhe presin që sonte të marrin tri pikë të reja, përcjellë KosovaPress.


Kjo ndeshje do të ketë një rëndësi të veçantë për shkak se do të jetë loja e parë që do të luhet në stadiumin “Santiago Bernabeun” e rinovuar.

Reali nuk ka luajtur në këtë stadium që nga muaji mars i viti 2020.

Për ndeshjen ndaj Celta Vigos që zhvillohet nga ora 21:00, drejtuesit e Real Madridit i kanë ftuar që të jenë prezent të gjithë punëtorët që kanë punuar në rinovimin e stadiumit.

Lexo edhe

Video