​Mbyllet aventura evropiane për Llapin

​Mbyllet aventura evropiane për Llapin

Llapi i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Konferencës pas është eliminuar nga skuadra malazeze, Buduçnost, me rezultat të përgjithshëm 4-2 pas dy ndeshjeve.

Pasi u mposht me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë, fituesit e Kupës së Kosovës u ndalën me barazim 2-2 në ndeshjen e zhvilluar të enjten në “Fadil Vokrri” para rreth 8 mijë tifozëve.

Goli i parë nl ndeshje erdhi në minutën e 23′ me mesfushorin Gjukanoviç i cili i dha epërsinë Buduçnostit pas një depërtimi me lehtësi brenda zonës.

Gjithsesi për rikthimin e baraspeshës në rezultat u përkujdes braziliani Firmino i cili shënoi për Llapin në minutën e 44′ nga penalltia, raporton KosovaPress.


Në pjesën e dytë, trajneri Tahir Batatina provoi ta freskojë skuadrën me dy zëvendësime të hershme duke futur në lojë Shabanin dhe Prognin, por përkundër kësaj, mysafirët rikthyen avantazhin në minutën e 64′ me golin e Mijovic.

Llapi provoi të kthehej në lojë duke shënuar golin e barazimit 2-2 me anë të Maliqajt në minutën e 71-të, por kjo ishte e gjitha që ata ia dolën të bënin në këtë ndeshje.

Përveç Llapit, nga Liga e Konferencës sot u eliminua edhe skuadra tjetër e Superligës së Kosovës, Gjilani, i cili u mposht nga skuadra lituaneze, Liepaja, me rezultat të përgjithshëm 3-2 pas dy ndeshjeve.

Ballkani dhe Drita do të jenë dy skuadrat që do ta përfaqësojnë futbollin kosovar në raundin e dytë eliminator të kësaj gare.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.