​Mbyllen ndeshjet e Liges së Kampionëve, United fiton bindshëm, Barça e fortë për Juventusin

​Mbyllen ndeshjet e Liges së Kampionëve, United fiton bindshëm, Barça e fortë për Juventusin

Kanë përfunduar edhe gjashtë ndeshjet e filluara sonte nga nga ora 21:00, ndeshje këto të vlefshme për fazën e grupeve të Uefa Champons League, raporton KosovaPress.

Ndeshja kryesore sonte u zhvillua në “Alianz Arena”, Ku Barcelona doli fituese nga ballafaqimi me Juventusin me rezultat 0-2.

Goli i parë realizua nga sulmuesi francez Ousmane Dembele në minutën e 14’ të ndeshjes. Mysafirët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, duke e dominuar lojën dhe duke krijuar më shumë raste shënimi dhe në qastet  e fundit, Leo Messi, e dyfishoi rezultatin në 0-2 nga pika e bardhë.

Interesant ishte fakti se sulmuesi i Juventusi, Alvaro Morata, realizoi tre gola, por që ishin nga pozita jashtë loje.


Një ndeshje tjetër e rëndësishme ishte ajo ndërmjet Manchester United dhe RB Leipzig, ku “Djajtë e Kuq” shënuan fitore të pastër me rezultat 5-0, me golat e realizuara nga Greenvood, Rashford (3) dhe  Anthony Martial

Lazio e Vedat Muriqit barazoi ndaj Club Brugge me rezultat 1-1, derisa Sevilla e ka mposhtur Rennesin me rezultat 1-0.

Rezultatet tjera ishin:

Dortmund – Zenit 2-0

Farencvaros – Dynamo Kiev 2-2

Lexo edhe

Video

error: