​Mbyllen me këto rezultate dy ndeshjet spektakolare të Superligës së Kosovës

​Mbyllen me këto rezultate dy ndeshjet spektakolare të Superligës së Kosovës

Janë zhvilluar sot dy ndeshje shumë interesante në kuadër të xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futbollit ku u ballafaquan Malisheva me Gjilanin dhe Ballkani me Drenicën.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë ndërmjet Malishevës dhe Gjilanit u mbyll me rezultat të barabartë 1-1, transmeton KosovaPress.

Malisheva kaloi e para në epërsi në minutën e 68’ me golin e Marc Olivierit, pro mskuadra e Ismet Munishit reagoi shpejtë dhe barazoi rezultatin në minutën e 74’ me golin e lojtarit kryesor të skuadrës në këtë edicion Progni.


Nga ana tjetër, në stadiumin e qytetin në Suharekë u ballafaquan Ballkani me Drenicën që dhuruan një spektakël gjatë gjithë ndeshjes dhe në fund tri pikët i takuan Ballkanit.

Drenica befasoi duke krijuar epërsi të dyfishtë me golat e Kreshnik Ukës në minutat 25’ dhe 55’, por skuadra nga Shuhareka bëri një përmbysje të jashtëzakonshme duke shënuar tre gola brenda 22 minutave.

Astrit Thaçi shënoi dy gola në minutat 61’ dhe 83, ndërsa me një gol në këtë përmbysje kontribuoi edhe Rustem Hoxha në minutën e 71.

Lexo edhe

Video

error: