​Mblidhet sot Qeveria e Kosovës

​Mblidhet sot Qeveria e Kosovës

Sot do të mblidhet Qeveria e Kosovës.

Qeveria në krye me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti do të mblidhet në ora 18:00. Kështu kanë bërë të ditur nga zyra e kryeministrit nëpërmjet një komunikate për media.

Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar pritet që të marren masa të reja antiCOVID-19.


Të mërkurën ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mbajti një takim virtual me kryetarët e Komunave, ku edhe ka aprovuar kërkesën për heqjen e orës policore dhe atë që gastronomisë t’i lejohet të jenë të hapura deri në ora 23:00.

Por të martën gastronomët në shenjë pakënaqësie kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës nën moton “Me një vaksinë nuk çel vera”. Ata kërkuan që të hapet sektori i gastronomisë në mënyrë që të mos t’iu shkaktohen edhe më tej humbje.

Kjo kërkesë erdhi edhe pasi që Kosova po shënon rënie të numrit të rasteve pozitive por edhe të të vdekurve.

Lexo edhe

Video

error: