​Mbi një mijë të vaksinuar në Kamenicë dhe asnjë rast aktiv me COVID-19

​Mbi një mijë të vaksinuar në Kamenicë dhe asnjë rast aktiv me COVID-19

Në Komunën e Kamenicës deri më tani janë vaksinuar 1160 persona, ndërkaq në anën tjetër sot janë shënuar zero raste aktive me COVID-19.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, këtë e ka konsideruar si një lajm të mirë, por duke kërkuar që kujdesi i qytetarëve të vazhdoj akoma.

“Ky është një super lajm! Kamenica tashmë nuk ka asnjë rast aktiv me COVID-19! Por, kjo nuk do të thotë të anashkaloni kujdesin për juve dhe njerëzit rreth jush! Qofshi shëndosh e mirë secili!”, tha Kastrati.


Ndërkaq Kastrati tha se edhe të gjithë të vaksinuarit në Kamenicë nuk kanë pasur asnjë problem apo efekt anësor.

“1160 vaksina të ekzekutuara në Kamenicë dhe asnjë prej të vaksinuarve nuk kanë pasur ndonjë problem apo efekt anësor. Shpresoj që sa më parë të nis edhe vaksinimi i popullatës, e ne do përkujdesemi që i gjithë procesi të shkojë ashtu siç duhet”, shtoi ai.

Ndryshe në Komunën e Kamenicës që nga fillimi i pandemisë deri më sot janë identifikuar 1550 raste, nga ta 1485 janë shëruar, ndërsa 65 persona kanë humbur luftën nga ky virus.

Kujdesi i shtuar duhet të vazhdoj!

Lexo edhe

Video

error: