​Mbi 761 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19

​Mbi 761 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19

Prej fillimit të procesit të vaksinimit, në Kosovë janë dhënë 1.615.360 doza të vaksinës antiCOVID-19. Ndërsa, 761 mijë e 595 qytetarë tashmë janë vaksinuar me të dyja dozat antiCOVID-19. Kështu bëhet e ditur në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ndërkohë që në raportin e fundit IKShPK bëri të ditur për një të vdekur dhe 8 raste të reja antiCOVID-19.


Të martën Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, ku ka miratuar masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Sipas masave të reja, ora policore mbetet në fuqi nga ora 00:00 deri në 05:00 të mëngjesit, përjashtim të rasteve emergjente.

Lexo edhe

Video

error: