​Mbi 65 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e tretë antiCOID-19

​Mbi 65 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e tretë antiCOID-19

Institucionet dhe profesionistët shëndetësorë në vazhdimësi po u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me vaksinën antiCOVID-19.

Prej fillimit të procesit të vaksinimit e deri më tani janë dhënë dhënë 1.759.797 doza të vaksinës antiCOVI-D19.

Tashmë ka filluar të kërkohet edhe doza e tretë dhe ajo përforcuese.

Bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK) janë dhënë 65 mijë e 147 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.


Ndërsa, 832 mijë e 20 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID-19.

Në raportin e fundit IKShPK ka njoftuar për 4 mijë e 397 raste pozitive me koronavirus.

Pas kësaj IKhPK ka bërë thirrje për vaksinim por në të njëjtën kohë ka kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë masat antiCOVID-19.

“Ju lutemi bartni maskat në çdo vend dhe  vaksinohuni! Omicron (B.1.1.529) po vazhdon të përhapet me intensitet të lartë dhe është varianti dominues në qarkullim që po rëndon gjithnjë e më tepër situatën epidemiologjike. Virusi është kudo andaj mos neglizhoni rekomandimet themelore: maska, distanca, higjiena. Shmangni udhëtimet, qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura”, thuhet mes tjerash në thirrjen e IKShPK-së.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] ​Mbi 65 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e tretë antiCOID-19Afër 9 mijë raste aktive me COVID-19 në Prishtinë​Mbi 4 mijë raste të reja me COVIDShSKUK: 132 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 35 post-Covid […]

Komentet janë të mbyllura.