​Mbi 63 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë

​Mbi 63 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar shtatë raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

“Nga 1.347 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.444. Në total numri i rasteve aktive është 134”, thuhet në njoftimin e MSh-së.


Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.741 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 252.938 doza të vaksinës.

Deri më sot 63.529 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lexo edhe

Video