​Mbi 400 raste të reja me COVID-19

​Mbi 400 raste të reja me COVID-19

Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 407 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 149 qytetarë.                                                                 


Në total numri i rasteve aktive është 1 mijë e 860.

Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 74 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërkaq institucionet e shëndetësisë në Kosovë sot kanë apeluar qytetarët për përdorimin e maskave në ambiente të mbyllura.

Lexo edhe

Video