​Mbi 110 mijë qytetarë janë imunizuar kundër COVID-19

​Mbi 110 mijë qytetarë janë imunizuar kundër COVID-19

Procesi i vaksinimit masiv në Kosovë po shkon mirë dhe se vetëm sot në nivel vendi janë vaksinuar mbi 4 mijë qytetarë, ndërsa nga fillimi i këtij procesi të nisur në fund të marsit e deri më sot janë imunizuar mbi 110 mijë qytetar.

Koordinatori i qendrës së vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë thotë se vetëm sot në këtë qendër janë vaksinuar mbi 400 persona.

“Nëse flasim në nivelin vendi nga fillimi e deri më tani  kemi kaluar shifrën e 110 mijëshit, por nëse i referohemi vaksinimit vetëm ditën e sotme kemi mbi 400 të vaksinuar. Në nivel vendi kemi mbi 4 mijë të vaksinuar  gjatë ditës së sotme procesi është duke vazhduar në të gjitha qendrat e vaksinimit shumë mirë nuk ka ndonjë parregullsi  dhe situate është shumë në nivel sa I përket procesit të zbatimit të vaksinës”, tha Bardhi.


Bardhi njoftoi se krahas të moshuarve mbi moshën 65-vjeç dhe atyre me sëmundje kronike tashmë po vaksinohen edhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ata të Policisë së Kosovës.

Prioritet për këtë kategori kanë ata që janë me sëmundje kronike.

“ Kemi të sëmurët kronik  pa dallim moshe  Forcat e Sigurisë duke përfshirë Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe Policinë e Kosovës me prioritet në radhë të parë me listat që kanë ardhur nga këto dy institucione që janë ata me sëmundje kronike por edhe listat që i kanë të hartuara mbi bazën e prioriteteve për tu vaksinuar  qoftë nga FSK-ja apo Policia e Kosovës”, tha ai.

Edhe zyrtarisht dje ka nisur procesi i vaksinimit masiv në vend. Krahas përgatitje, ministri i Shëndetësisë njoftoi dje se deri në fund të këtij muaji do arrijnë dozat e para nga kontrata e kontraktuar me Pfizer. MSh po synon që deri në 500 mijë qytetar në muaj t’i imunizoj kundër koronavirusit.

Lexo edhe

Video

error: