​Mbi 1 mijë e 200 raste të reja me COVID

​Mbi 1 mijë e 200 raste të reja me COVID

Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 1 mijë e 219 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, dhe nuk ka pasur ndonjë të vdekur nga koronavirusi.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 257 qytetarë.                                                                 


Në total numri i rasteve aktive është 4 mijë e 225.

Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 267 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Lexo edhe

Video