​Mbappe vendimtar për PSG-në, debuton Lionel Messi

​Mbappe vendimtar për PSG-në, debuton Lionel Messi

Paris-Saint-Germain e ka korru edhe fitoren e katërt në po aq ndeshje në edicionin e ri të Ligue 1.

Skuadra e Mauricio Pochettinos e ka mposhtur me rezultat 2-0 skuadrën e Reims, përcjellë KosovaPress.


Vendimtar në këtë ballafaqim ishte sulmuesi Kylian Mbappe i cili startoi nga minuta e parë dhe realizoi dy gola në minutat 16’ dhe 64’ edhe pse e ardhmja e tij në PSG vazhdon të mbetet e pasigurt.

Në këtë ndeshje debutoi edhe ardhja e madhe Lionel Messi i cili në lojë u inkuadrua në minutën e 66’ në vend të brazilianit Neymar por që nuk e gjeti rrugën e golit.

PSG ka 12 pikë në tabelë dhe mban kreun e tabelës së Ligue 1.

Lexo edhe

Video