​Mbahet Panairi i Vullnetarëve të Shëndetit Mendor

Me qëllim të promovimit të rëndësisë së vullnetarizmit në përmirësimin e klimës psiko-sociale në vend, është organizuar Panairi i Vullnetarëve të Shëndetit Mendor. Ky panair po mbahet për herë të parë dhe është organizuar nga Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS) në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në Prishtinë dhe Komunën e Prishtinës.

Dorentina Podrimqaku nga QIPS ka treguar se gjatë tërë ditës qytetarët do të kenë mundësi që të marrin informata pran organizatave që e kanë përkrahur këtë edicion.
“Komplet ideja është që do të ketë organizata të ndryshme, të cilat e kanë një aktivitet apo një program të shëndetit mendor. Ku të gjithë personat mund të vijnë të bisedojnë me përfaqësues të organizatës dhe të marrin informata prej tyre. Ne po duam të promovojmë shëndetin mendor, punën vullnetare sidomos të shëndetit mendor dhe se sa i rëndësishëm është shëndeti mendor”,
ka thënë ajo.


Rina Gosalci e cila është koordinatore e projektit në Drejtorinë e Kulturës së Prishtinës ka treguar për rëndësinë e iniciativa të tilla, duke shtuar se është e rëndësishme që të kujdeset shëndeti mendor.

“Iniciativa të tilla janë shumë të rëndësishme që të ndodhin, për të vetmen arsyeje që duhet të përdorim një qasje më racionale dhe gjendjen e vendit tonë. Marrë parasysh që jemi një shoqëri në zhvillim e sipër dhe kemi pasur trauma të shumta përgjatë historisë së vendit tonë. Është e rëndësishme që të kuptojmë edhe gjendjen mentale të popullit tonë. Dhe si e tillë duke pasur parasysh për këtë vetëdijesim parësor, është e rëndësishme që të jemi shumë të hapur ndaj diskutimit me personat që i kemi pran vetës. Dhe të jemi të gatshëm të kemi një vesh të hapur për të dëgjuar për problemet e secilit person”, u shpreh Gosalci.

Më shumë se dhjetë organizata do të qëndrojnë gjatë tërë ditës në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare, ku do të kenë mundësi të informojnë të rinjtë për vullnetarizmin dhe punën në organizata.

Lexo edhe

Video