Massimo Moratti ndodhet i shtruar në spitalin Galeazzi në Milano ku iu nënshtrua një operacioni angioplastikë.
Për ish-presidentin e Interit ishte një operacion i planifikuar prej disa kohësh: situata është për rrjedhojë nën kontroll dhe, ndryshe nga sa u raportua gabimisht në mëngjes nga disa faqe, ai qëndron në spital për kurim natyral pas operacionit.
Kushtet e presidentit, i cili mbushi 78 vjeç në maj, cilësohen si të qëndrueshme dhe jo shqetësuese, përcjellë KosovaPress.
Operacioni i angioplastikës ishte planifikuar prej disa kohësh, tashmë Moratti do t’i nënshtrohet një periudhe rikuperimi pas operacionit brenda spitalit milanez.
Me Massimo Morattin në krye, Interi fitoi 5 kampionate, 1 Kupë UEFA, 3 Kupa Italie, 3 Superkupa Italiane, 1 Ligë të Kampionëve dhe 1 Kupën e Botës për Klube.