​Masat e reja anti-Covid të cilat hyjnë në fuqi nga sot në Maqedoninë e Veriut

​Masat e reja anti-Covid të cilat hyjnë në fuqi nga sot në Maqedoninë e Veriut

Nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-covid në Maqedoninë e Veriut, raporton KosovaPress.

Këto masa, ndër të tjerash, përfshijnë lejimin e heqjes së maskës në ambientet e hapura, grupimin e më shumë njerëzve, si dhe lejmin e dasmave. Megjithatë, ora policore, do të vazhdojë edhe për dy javët e ardhshme.


Me vendimin e fundit, në Maqedoninë e Veriut do të lejohet edhe publiku në ngjarjet sportive, ku mund të shfrytëzohet 30 për qind e kapacitetit të përgjithshëm.

Një vendim i tillë është marrë pas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive, pas rënies së numrit të rasteve aktive me covid në këtë shtet. Megjithatë, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se qytetarët, të cilët nuk zbatojnë masat që mbesin në fuqi, do të gjobiten. Sipas Alsat M, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 218 kundërvajtje për mosmbajtje të maskës në gjithë vendin. Ndërkaq, 27 persona janë gjobitur se kanë shkelur ndalesën e lëvizjes së lirë gjatë orës policore mbrëmë

Lexo edhe

Video

error: