​Masa të reja për hyrje në Mal të Zi

​Masa të reja për hyrje në Mal të Zi

Nga 14 shtatori do të hyjnë në fuqi masat e reja për hyrje në Mal të Zi. Ky vendim i Qeverisë së Malit të Zi vie si shkak i përkeqësimit të situatës së pandemisë COVID-19.

Bëhet e ditur se qytetarëve malazezë por edhe të huajve u lejohet hyrja në Mal të Zi nëse kanë vërtetim se kanë kaluar 14 ditë nga rivaksinimi, për vaksinat që jepen me dy doza ose kanë kaluar 14 ditë nga vaksinimi për vaksinat që jepen me një dozë.

Ua sjellim më poshtë masat e reja:

Njoftim!

Qeveria e Malit të Zi ka marrë masa të reja lidhur me hyrjen në Mal të Zi, si pasojë e përkeqësimit të situatës së pandemisë.  Masat e reja fillojnë të aplikohen prej datës 14  shtator 2021. Qytetarëve nga MZ dhe të huajve, u lejohet hyrja në MZ vetëm, nëse përmbushin kushtet e mëposhtme:


1. Kanë vërtetim se kanë kaluar 14 ditë nga rivaksinimi, për vaksinat që jepen me dy doza, ose kanë kaluar 14 ditë nga vaksinimi për vaksinat që jepen me një dozë.

2. Kanë nje test PCR negativ për Covid-19 jo më të vjetër se 72 orë, ose kanë testin pozitiv PCR nga i cili kanë kaluar të paktën 14 ditë, por jo më shumë se 180 ditë.

3. Kanë testin e shpejtë negativ antigjen, që nuk është më i vjetër se 48 orë.

Qytetarët e Malit të Zi dhe shtetasit e huaj me qëndrim të përkohshëm në MZ, të cilët nuk plotësojnë asnjë nga kushtet e e mësipërme, duhet të karantinohen. Izolimi mund të ndërpritet pas një testi PCR negativ, pas ditës së gjashtë nga kalimi i kufirit.

Personat nën moshën 18 vjeç (shtetas malazezë, apo të huaj) hyjnë në Mal të Zi pa kushte.

Lexo edhe

Video