​Martinez për humbjen nga Maroku: Janë gjëra që ndodhin

​Martinez për humbjen nga Maroku: Janë gjëra që ndodhin

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez ka provuar që ta ulë rëndësinë e humbjes 2-0 të Belgjikës ndaj Marokut pas ndeshjes, duke thënë se gjëra të tilla mundë të ndodhin në një Kampionat Botëror.

Pasi e mposhtën Kanadën me rezultat 1-0 duke mos treguar lojë bindëse, ata pësuan disfatë me rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë të grupit nga Maroku.

E ardhmja e belgëve është ende në duart e tyre, pasi me një fitore eventuale kundër Kroacisë do ta garantonin kalimin në raundin e 16-të, transmeton KosovaPress.

Në të dy ndeshjet e tyre të para, ata krijuan më pak raste sesa kundërshtarët që pritej t’i mposhtnin me lehtësi.


Megjithatë, ndërsa Martinez pranon se ata duhet të përmirësohen, ai nuk dukej shumë i shqetësuar, duke thënë se këto janë gjëra që ndodhin.

“Epo është një rezultat i vështirë”, tha ai pas humbjes nga Maroku.

“Natyrisht që goli i parë ndikoi shumë në rezultatin dhe pas asaj ne nuk mundëm ta luanim lojën tonë. Është një lojë që duhet ta kuptojmë dhe duhet të jemi bashkë dhe duhet të reagojmë në ndeshjen e ardhshme. Kjo është ajo që ndodh në Kupën e Botës”, tha më tutje Martinez.

Ndeshja finale e Belgjikës nuk do të jetë e lehtë pasi ata përballen me finalistët e 2018-ës, Kroacinë, dhe çdo gjë më pak se një fitore mund të shohë që Gjenerata e Artë e tyre të bjerë në pengesën e parë në atë që ka shumë të ngjarë të jetë turneu i tyre i fundit i madh së bashku.

Lexo edhe

Video