​Marshi për Srebrenicë”, Haskuka: Beogradi po kërkon ta krijojë Asociacionin në Kosovë sikurse bëri me Bosnjën

Në 26-vjetorin e masakrës së Srebrenicës në Prizren u mbajt marshi i paqes, “Mos e harroni Srebrenicën”.

Qytetarët marshuan nga Lidhja e Prizrenit deri tek xhamia e Sinan Pashës. Nga aty u tha se derisa nuk ka kërkim falje rrezikohet që krimi të përsëritet.

Gjenocidin e kryer nga Serbia nuk duhet të lihet në harresë, kështu tha në emër të Kuvendit të Kosovës, Driton Tali.

“Dita e martë e 11 korrikut i neveriti gjithë botën dhe njerëzit e vullnetit të mirë, ndodhi ajo që njerëzimi e kishte harruar që nga lufta e dytë e botërore, u masakruan u bë gjenocid në njerëzit e pafajshëm që ky gjenocid edhe më tutje të vazhdojë kujdeset qeveria e Serbisë e cila ende nuk e pranon si të tillë por e refuzon. Nuk mund të pritet realisht nga një person që të pranoj gjenocidin e së martës së 11 korrikut sepse ishte po ai njeri që me krenari kërcënoi se për çdo serb do t’i vras 100 boshnjak, personi i cili më pastaj kur filloi gjenocidi në Kosovë ishte shefi i propagandës së Millosheviqit[…]Prandaj, ne duhet gjithmonë t’i rikujtojmë botës se në këto vise Serbia ka bërë gjenocid dhe nuk duhet t’i lëmë harresës, t’ia kujtojmë gjeneratave sepse historia sa herë harrohet përsëritet edhe më keq”, tha Tali.

Pas disa aktiviteteve, para të pranishmëve fjalë rasti pati i pari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka i cili u shpreh se ata që kryen krimet nuk po kërkojnë falje dhe se kjo rrezikon që krimi të përsëritet sikurse ndodhi edhe me Kosovën.

Kryetari Haskuka nënvizoi atë se Beogradi nuk po kërkon falje për atë që ka bërë por që po vazhdon të kërkoj krijimin e Asociacionit edhe në Kosovë sikurse ka bërë në Bosnje.


“Kur krimi ndodhë dhe nuk kërkohet falje dhe nuk jepet llogari atëherë ajo përsëritet. Prandaj, Srebrenica u përsërit në shumë vende, në shumë qytete dhe fshatra të Kosovës[…]problematika qëndron në atë që Beogradi nuk po sheh mbrapa historinë dhe nuk po kërkon falje për atë që ka bërë, përkundrazi po vazhdon me politikat e njëjtat , duke kërkuar gjënë e njëjtë që e ka bërë në Bosnjë tash ta bëjë edhe në Kosovë, krijimin e Asociacionit. Pra, Srebrenicën duhet ta përkujtojmë dhe mos ta harrojmë kurrë, faljen mund ta bëjmë vetëm atëherë kur ai që ka bërë krimin kërkojnë falje, në Srebrenicë, në Kosovës atë që kanë kryer krime nuk po kërkojnë falje por po kërkojnë më shumë të drejta[…]duke përkujtuar Srebrenicën ne dëshirojmë që këto gjëra të mos ndodhin kurrë, mos të ndodhin as në Ballkan dhe as në një vend të botës e për mos me ndodh kurrë, kriminelët duhet të kërkojnë falje dhe derisa ata nuk kërkojnë falje gjëra të tilla kemi frikë që do të ndodhin në të ardhmen“, tha Haskuka.

Fjalë rasti para të pranishmëve pati edhe ambasadori i Turqisë në Kosovë, Cagri Sakar, Memnona Ajdini nën kryetarja për minoritete, Besim Efendi Berisha kryetar i Bashkësisë Islame në Prizren.

Mos harroni Srebrenicën 2021, ishte organizim i Odës Ndërkombëtare Rinore të Prizrenit JCI Prizren dhe bashkëpunim me ShKA Sharski Behar nën përkrahjen e Komunës e Prizrenit. Bosnja e Hercegovina sot shënon 26 vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Kjo masakër është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Bosnja e Hercegovina sot shënuan 26 vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Kjo masakër është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara.

Më 9 korrik 1995, udhëheqësi atëhershëm serbëve, Radovan Karadziç lëshoi një urdhër të ri për të pushtuar Srebrenicën. Trupat rrethuan enklavën dhe sulmuan paqeruajtësit holandezë duke marrë peng 30 prej tyre.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: