​Mancini pas fitores ndaj Belgjikës: Humbëm nga Spanja sepse mbetëm me një lojtar më pak

​Mancini pas fitores ndaj Belgjikës: Humbëm nga Spanja sepse mbetëm me një lojtar më pak

Trajneri i Italisë Roberto Mancini këmbëngul se skuadra e tij do të bënte një paraqitje të ngjajshme si ajo kundër Blegjikës edhe ndaj Spanjës nëse ata nuk do të kishin mbetur me një lojtar më pak në fushë.

“Azzurrët” u rikthyen në rrugën e duhur menjëherë pasi ecuria e tyre si të pamposhtur prej 37 ndeshjes preku fundin për shkak të humbjes nga Spanja, duke mposhtur Belgjikën me rezultat 2-1 për të marrë medaljen e bronztë në Ligën e Kombeve 2021.

Voleja e Nicolò Barellas dhe një penalltia e Domenico Berardit e fituar nga Federico Chiesa mundësuan fitoren 2-1, derisa Charles De Ketelaere shënoi golin e vetëm për belgët, përcjellë KosovaPress.

“Ne pamë Italinë e europianit kundër Spanjës gjithashtu, por është e vështirë të luash me 10 lojtarë. Pa atë, do të kishte qenë një performancë e ngjashme me sot, “tha Mancini për “RAI Sport”.


Mancini ndryshoi pesë lojtarë nga ata që startuan kundër Spanjës, duke mbajtur vetëm Barellan në mesfushë dhe duke inkuadruar Lorenzo Pellegrinin dhe Manuel Locatellin.

Ndërsa opsionet në sulm duket se janë të kufizuara, Italia ka shumë opsione në mesfushë.

“Ne kemi cilësi dhe opsione të ndryshme në mesfushë, ata treguan sot se mund të bëjnë shumë mirë, kështu që kjo sasi zgjedhjeje është shumë pozitive,” shtoi Mancini.

“Chiesa mund të luajë në të djathtë, në të majtë, nuk ka shumë ndryshim për të. Ai është një lojtar i rëndësishëm. Berardi dhe Raspadori bënë mirë, ashtu edhe Moise Kean kur hyri në fushë. “

Kjo ishte fitorja e 30 -të e Mancinit në 44 ndeshje në stolin e Italisë.

Lexo edhe

Video

error: