​Majlinda Kelmendi tregon se me çfarë po merret pasi i dha fund karrierës së saj

​Majlinda Kelmendi tregon se me çfarë po merret pasi i dha fund karrierës së saj

Ikona e xhudos së Kosovës Majlinda Kelmendi i dha fund karrierës së saj si xhudistë aktive menjëherë pas Lojërave Olimpike Tokio 2020 aty ku nuk ia doli që të rrëmbente medalje ashtu siç ishim mësuar ta shohim atë duke rrëmbyer medalje të arta në garat tjera ku kishte marrë pjesë deri në këtë vit.

Ajo e dha lajmin për pensionimin e saj menjëherë pas luftës së parë në Tokio, vend në të cilin me medalje të arta u stolisën Distrie Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Por, se me çfarë po merret dhe cili është angazhimi i saj pas pensionimit, Kelmendi ka zbuluar të martën kur në qytetin e saj, në Pejë u inaugurua Qendra Nacionale e Xhudos.


Ajo ka bërë të ditur se tashmë ka filluar punën si trajnerë e xhudos dhe se këtë e ka bërë menjëherë pas përfundimit të Lojërave Olimpike.

“Po e kam filluar një muaj pas lojërave olimpike dhe realisht jam në sallë me shumë se kur kam ushtruar vetë. Toni në fillim kur kemi biseduar më ka thënë se do të merrem me juniorë seniorë por tani jam duke u marr me fëmijë, me kadet, junior, senior e ne të gjithë. Kështu që po e shijojë  xhudo është ajo çka e kam bërë gjithë jetën edhe është nder dhe kënaqësi që Toni më beson”., tha Kelmendi.

Në mesin e shumë medaljeve të tjera që i ka fituar në karrierën e saj, Majlinda Kelmendi ishte shpallur edhe kampione e botës në vitin 2013 në Rio De Janeiro në kategorinë 50 kilogram.

Lexo edhe

Video