​Maguire: Tifozët ia thyen brinjët babait tim

​Maguire: Tifozët ia thyen brinjët babait tim

Qendërmbrojtësi i Anglisë Harry Maguire ka treguar se si babai i tij ka mbetur me brinjë të thyer nga tifozët pa bileta që thyen sigurimin në “Wembley” në finalen e Euro 2020.

Në intervistën e parë nga një lojtar i Anglisë pas humbjes së tyre ndaj Italisë të dielën në mbrëmje, mbrojtësi tha për “The Sun” se babai i tij ishte përfshirë në skenat kaotike brenda stadiumit dhe kishte mbetur ma frymë për shkak se ishte shkelur nga tifozët, përcjellë KosovaPress.


Skenat e dhunshme, të cilat ndodhën pak para fillimit të ndeshjes u kapën në kamera dhe u ndanë në mediat sociale dhe pati shumë të arrestuar nga policia.

Uefa ka filluar procedurat disiplinore kundër Shoqatës Angleze të Futbollit, si rezultat i kaosit në “Wembley”.

Lexo edhe

Video