​Lyoni e mposht Juventusin e Ronaldos

​Lyoni e mposht Juventusin e Ronaldos

Lyoni e ka mposhtur sonte kampionin e Italisë, Juventusin, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Lyoni që nuk konsiderohej favorit në letër, ka shënuar fitore me rezultat 1:0, transmeton KosovaPress.


Lucas Tousart e shënoi golin e vetëm të takimit në stadiumin olimpik të Lyonit, duke i dhënë një avantazh klubit të tij, që në ndeshjen e kthimit të udhëtojë më 17 mars në “Juventus arena” me shpresë për kualifikim në çerekfinale.

Pas golit të pësuar, italianët thuajse tërë kohën ishin në sulm, por mbrojtja franceze ua pamundësoi golin Ronaldos me shokë.

Lexo edhe

error: