​Lutfi Haziri thotë se me besimin e qytetarëve do të fitojë edhe në balotazh

​Lutfi Haziri thotë se me besimin e qytetarëve do të fitojë edhe në balotazh

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është në garë të ngushtë me kandidatin e Vetëvendosjes, Alban Hyseni.

Ndonëse gara është e ngushtë, megjithëkëtë, Haziri nuk e bënë që ta mendoj ndryshe se në fund të gjithë procesit të dalë fitues edhe për një mandat qeverisës në Gjilan.

Kryetari aktual që synon që të qeverisë me Gjilanin edhe në katër vitet e ardhshme, Lutfi Haziri tha për KosovaPress se balotazhi është në rregull dhe se e njëjta skenë politike kishte ndodhur edhe kur rival kishte Partinë Demokratike të Kosovës.  

Pavarësisht rezultatit Haziri thotë se zgjedhjet e 14 shkurtit dhe zgjedhjet lokale tregojnë jo vetëm një ngritje por edhe një rikthim të LDK-së.


“Krahasuar me zgjedhjet e 14 shkurtit dhe zgjedhjet lokale vitit 2017, është jo vetëm një ngritje por edhe një rikthim i madh LDK-së në Gjilan dhe Anamoravë, rritje besimit qytetarë, duke u konfirmuar përfundimisht si partia e parë. Sa i përket balotazhit për mua, kjo tashmë është e rregullt në Gjilan edhe në kohën kur kam qenë në rival me PDK-në dhe tash me VV-në, pasi po shihet që skena politike është e tillë”, tha Haziri për KosovaPress.

Haziri shprehet se dalja e vogël e qytetarëve me 17 tetor u shkaktua nga sondazhet dhe vlerësimet publik të cilat ndihmuan krijimin e një ambienti tjetër të mobilizimit përçka ndodhi edhe balotazhi.

”Dalja më e vogël e qytetarëve më 17 tetor u shkaktua nga sondazhet dhe vlerësimet publike, të cilat ndihmuan krijimin e një ambienti tjetër të mobilizimit dhe ndodhi balotazhi i papritur. Sigurisht po, besimi i madh qytetarë më bën të sigurt fitues për realizimin e programeve zhvillimore për Gjilanit”, u shpreh Haziri për KosovaPress.

Nga rezultatet preliminare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), del që Lutfi Haziri mori besimin e 17 mijë e 777 qytetarëve, pra 43.88 %. Diferencë e vogël. Alban Hyseni mori besimin e 18 mijë e 29 qytetarëve gjilanas.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: