​Lutfi Haziri: Albin Kurti për dialog flet vazhdimisht për konsum të brendshëm

​Lutfi Haziri: Albin Kurti për dialog flet vazhdimisht për konsum të brendshëm

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lutfi Haziri, deklaratat e kryeministrit Albin Kurti, se nuk do të ketë vazhdim të dialogut por dialog të ri, i ka quajtur deklarata për konsum të brendshëm.

“Kryeministri pritet të njofton për takimin e parë deputetët e Kuvendit të Republikës përmes të cilëve njoftohet edhe opinioni. Sido që e quajnë është takim për dialog dhe natyrisht 2011 – 2017 e ka historinë e vetë dialogu, 2017 – 2021 e ka historinë e vetë dhe kjo 2021 e tutje do ta ketë historinë e vetë. Por gjithmonë është diskutuar për çështjet e njëjta. Nuk pres më shumë se me thënë se nuk është vazhdim i dialogut, por është takim i parë. Ato që i thotë vazhdimisht për konsum të brendshëm”, tha Haziri për RTK.


“Qëllimi për të arritur një marrëveshje obligative për palët me njohje të dyanshme dhe me kompromiset që përmenden në dokument vazhdimisht, është qëllim që të mbyllet çështja e vetme në Ballkanin Perëndimor që ka mbetur e hapur”, shtoi ai.

Duke folur për punën e deritashme të Qeverisë Kurti, Haziri vlerësoi se ekziston një mentalitet kaotik në menaxhimin e politikave. Ai tha se në 100-ditshin e kësaj qeverie, LDK do t’ia listojë të gjitha lëshimet ekzekutivit meqë sipas tij, po shihet se ka ndryshim të parimeve dhe qëndrimeve.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: