​Lushtaku – Sveçlës: Kemi pritur dorëheqjen tuaj nga pozita e ministrit

​Lushtaku – Sveçlës: Kemi pritur dorëheqjen tuaj nga pozita e ministrit

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se ka pritur dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, pas vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë në oborrin e QKUK-së. Ndërsa ky i  fundit është kundërpërgjigjur duke thënë se nuk është e drejtë që në Kuvend të keqpërdoret një tragjedi familjare.

Deputeti Lushtaku në një komision parlamentar i tha ministrit Sveçla se ka shpresuar në dorëheqjen e tij morale për vrasjen që ka ndodhur të mërkurën në hapësirat e QKUK-së.

“Shpresa jonë ishte që ju (ministër Sveçla) së paku të keni moral të jepni dorëheqje të jepni nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme”, theksoi Lushtaku.


Ai akuzoi Sveçlën edhe për ikjen e shumë qytetarëve nga vendi dhe rritjen e rasteve të dhunës në familje.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla tha se nuk është e drejtë që në Kuvend të keqpërdoret një tragjedi familjare e shoqërore.

“Nuk është në rregull as me e keqpërdorë tragjedinë familjare apo shoqërore, por nuk është e çuditshme”, tha ai.

Lexo edhe

Video