​Lushtaku për dëmtimin e tryezave në Kuvend: Riparimi nuk kushton as 1 mijë euro, i gatshëm të paguaj

​Lushtaku për dëmtimin e tryezave në Kuvend: Riparimi nuk kushton as 1 mijë euro, i gatshëm të paguaj

Deputetët opozitarë në Kuvendin e Kosovës sot zgjodhën të protestojnë me shishe qelqi për shkak të mos themelimit të komisionit hetimor parlamentar për energjinë duke shkaktuar zhurmë e duke pamundësuar vijimin e seancës plenare. Mirëpo, bashkë më zhurmën pati edhe dëmtime të tryezave të Kuvendit.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i ftuar në Edicionin Special të Klan Kosovës, tha se ky është një dëm i vogël në një rrethanë të tillë politike, kur bëhet fjalë, siç tha ai, për respektimin e kushtetutshmërisë dhe ligjeve të Republikës së Kosovës.


“Besoj që mjeti që ne të arrijmë qëllimin që të respektohet kushtetuta është më i madh sesa vet një dëmtim i vogël, ky dëmtim nuk kushton as 1 mijë euro për të rregulluar këtë dëm që është bërë. Por, është një dëm edhe më i madh që po duam ta parandalojmë”, tha ai.

Lushtaku është treguar i gatshëm që të paguajë vet pjesën e dëmit që shkaktoi me shishet e qelqit.

“Jam i gatshëm të paguaj për dëmin që kam bërë. S’e kam asnjë problem. Qëllimi ka qenë zbardhja e dyshimeve të bazuara për një keqpërdorim miliona eruo nga Qeveria Kurti”, vijoi Lushtaku.

Lexo edhe

Video