Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

​Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Doha të Katarit

​Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Doha të Katarit

Edhe Loriana Kuka nuk do të kthehet duarthatë nga Mastersi i xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit. Xhudistja kosovare fitoi medaljen e bronztë në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Në luftën kryesore ajo mposhti me ippon në shënim të artë Natalie Poëel të Britanisë së Madhe.


Është kjo medalja e katërt për Kosovën nga Mastersi i Dohas, e treta e bronztë. Krahas Kukës, të njëjtën medalje e fituan edhe Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, ndërsa Distria Krasniqi mori të artën.

Loriana do të arkëtojë edhe 900 pikë Olimpike Tokyo 2020. Ekipi i xhudos mori pjesë me pesë garues.

Lexo edhe

Video

error: