​Llapi përforcohet me meksikanin Francisco Rivera

​Llapi përforcohet me meksikanin Francisco Rivera

Skuadra e Llapit është përforcuar me mesfushorin nga Meksika, 26 vjeçarin Francisco Rivera. Sot klubi dhe futbollisti arritën akordin për bashkëpunim deri ne vitin 2022.

Francisco Rivera, i lindur më 23.09.1994 në San Luis Potosí. 26 vjeçari së fundmi ishte pjesë e Mineros de Zacatecas me të cilët pati 20 paraqitje, 4 gola e 1 asistim, ndërsa në total për këtë klub numëron gjithsejtë 71 paraqitje, 6 gola e 6 asistime.


Klubet tjera ku Francisco Rivera ka bërë karrierë janë: CF América, Monagas SC, Alebrijes de Oaxaca, CF Atlante, Querétaro FC dhe Tiburones Rojos de Veracruz.

Francisco Rivera përforcon radhët e skuadrës në prag të ndeshjeve evropiane dhe kampionatit të ri. Rievera shihet si përforcim që do t’i ndihmoj skuadrës të ketë paraqitje të mira në Evropë si dhe në kampionatin e ri të Superligës, thuhet në njoftimin e KF Llapit.

Lexo edhe

Video

error: