​Llapi e shkatërron Ballkanin dhe merr vendin e katërt

​Llapi e shkatërron Ballkanin dhe merr vendin e katërt

Lideri i deritanishëm i Superligës së Kosovës Ballkani ka pësuar një disfatë të hidhur nga Llapi që ka triumfuar me rezultat 4-1.

Pjesa e parë përfundoi pa gola në Merdarë, por në të dytën u realizuan pesë gola, raporton KosovaPress.


Në minutën e 60’ Ballkani kaloi në epërsi me golin e Gripshit, por reagimi i skuadrës së Battatinas ishte i ashpër dhe brenda më pak se 20 minitavë shënuar katër gola për t’i siguruar tri pikë të reja.

Fazliu, Firimno, Sadriu dhe Shabani ishin realizuesit e golave për Llapit.

Kjo humbje e zbret Ballkani në vendin e tretë me 25 pikë, kurse Llapi ngjitet në vendin e katërt me 23 pikë.

Lexo edhe

Video